Ministry for Europe and Foreign Affairs
Ndihmë e Përgjithshme Konsullore
PËRSHKRIMI • Ruajtja e interesave të shtetasve shqiptarë, persona fizikë dhe juridik, në territorin e shtetit të vendqëndrimit, në përputhje me ligjet dhe rregulloret e atij shteti.

• Ruajtja e interesave të të miturve dhe të të paaftëve, shtetas shqiptarë, sidomos kur për ta kërkohet vendosja e një kujdestarie, në përputhje me ligjet, rregulloret e shtetit pritës dhe aktet ndërkombëtare në fuqi.

• Sqarimi i shtetasve shqiptarë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që u dalin bazuar në legjislacionin e vendit.

• Dhënia e ndihmës për shtetasit shqiptarë që kanë humbur kontaktet me të afërmit e tyre dhe gjenden në situatë të vështirë.

• Dhënia e ndihmës për shtetasit shqiptarë të ndaluar ose të burgosur dhe ndërmjetësimi me autoritetet e vendit pritës.

DOKUMENTACIONI NGA KONSULLI

1. Në rast se nevojitet gjenerohet certifikata e lindjes ose familjare nga NCR

NGA APLIKANTI

1. Pasaportë ose kartë identiteti

2. Dokumenta të tjera (që i vijnë në ndihmë çështjes)

FAZAT E APLIKIMIT është i rregullt-qytetari merr njoftimin në email mbi statusin “Pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit.

ka parregullsi-qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve.

nuk përmbush asnjë kriter, të nevojshëm për shërbimin e kërkuar aplikimi “Refuzohet.”

FAZA I – II I-TARIFA E SHËRBIMIT

Nuk ka tarifë sherbimi-Falas

II-N/A

FAZA III-IV III-MARRJA E SHËRBIMIT

Qytetari merr përgjigje me email ose nëpërmjet telefonit

IV-KOHËZGJATJA SHËRBIMIT

1 deri në 30 ditë

UDHËZIME • Të gjithë Misionet Diplomatike dhe Postet Konsullore kanë të publikuar numrat e emergjencës (në raste aksidentesh, fatkeqësish, vdekje, emergjenca natyrore etj).

• Konsujt duhet të kenë informacionin e nevojshëm mbi legjislacionit vendas për t’i udhëzuar shtetasit tanë për probleme të ndryshme.

• Ambasada/Konsullata ndërpret komunikimin me familjarët nëse kjo kërkesë bie në kundërshtim me dëshirën dhe vullnetin e personit në vështirësi apo për shtetasit që janë të ndaluar, burgosur të cilët nuk dëshirojnë të kontaktojnë familjarët.