Legalizimi i dokumenteve shqiptare për përdorim jashtë shtetit dhe legalizimi i dokumenteve të huaja për t’u paraqitur pranë autoriteteve shqiptare rregullohet sipas:
- Konventës së Hagës(E miratuar më 5 tetor 1961)
- VKM nr. 134, datë 07.03.2003.
Legalizimi është procedura e njohjes së dokumenteve që janë lëshuara nga institucionet e Republikës së Shqipërisë për përdorim jashtë vendit dhe dokumente të lëshuar nga institucionet e shteteve të huaja që do të përdoren në Republikën e Shqipërisë.