Informacion mbi lëvizjen e shtetasve të huaj ne Shqipëri - Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme
Postuar më: 25/04/2022

Informacion mbi lëvizjen e shtetasve të huaj ne Shqipëri

Duke filluar nga data 1 Maj 2022, për të gjitha udhëtimet drejt Shqipërisë, si në rrugë detare, tokësore apo ajrore, nuk kërkohet asnjë dokument spcifik në kushtet e Covid-19.

 Të gjithë udhëtarët të cilët lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç respektimit të protokolleve të standardeve ndërkombëtare që kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë, duhet të zbatojnë edhe këto rregulla:

• Në ndërtesën e aeroporteve, do të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarët e tyre;

• Pasagjerët duhet të respektojnë distancën sociale 1.5 metra gjatë gjithë kohës së qëndrimit në aeroport;

• Prioritet kanë personat e moshuar, personat në nevojë dhe familjet me fëmijë të mitur;

• Për më shumë info:

https://www.tirana-airport.com/c/116/measures-and-rules/

 Mbani në vëmendjen tuaj, rregullat aktuale që janë në fuqi në Shqipëri:

• Mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik është e detyrueshme. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social, si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës.

o Vizitoni faqen e Autoritetit të Aviacionit Civil http://www.aac.gov.al/ për informacion të përditësuar në raport me fluturimet dhe listën e vendeve.

o Për informacione të mëtejshme në lidhje me COVID-19 vizitoni faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë:

https://shendetesia.gov.al/category/lajme/  ose

telefononi në numrin 127. Për këshillim psikologjik telefononi linjën e gjelbër 0800 40-40.