Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Lundroni në këtë Seksion

Alteo Hysi mban detyrën e Këshilltarit të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme prej shtatorit 2025.

Përpara këtij emërimi, ai ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Media dhe Informim, institucionit përgjegjës për transparencën dhe komunikimin publik të Qeverisë Shqiptare.

I emëruar në këtë detyrë nga Kryeministri i Shqipërisë, Hysi ka drejtuar dhe koordinuar punën e Agjencisë për informimin e qytetarëve dhe komunikimin me median, lidhur me politikat, aktivitetet, projektet, risitë apo problematikat që zgjidhen nëpërmjet akteve të Këshillit të Ministrave.

Më herët, ai ka shërbyer si Drejtor i Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes në Agjencinë për Media dhe Informim, ku puna e tij është fokusuar në vlerësimin dhe analizimin e përmbajtjes mediatike, si dhe në prodhimin e materialeve përmbajtësore për komunikimin publik qeveritar.

Hysi është angazhuar gjithashtu si ekspert i lirë në fushën e medias dhe komunikimit publik për fondacionin gjerman Friedrich Ebert, zyra e Tiranës.

Ai ka përfunduar studimet e Nivelit Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës dhe më herët, studimet e Nivelit Bachelor për Gazetari Politike dhe Shkenca Komunikimi në Universitetin e Tiranës.