Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Dialogu Politik: Marrëdhëniet me Maltën vlerësohen shumë të mira dhe dialogu politik është zhvilluar në nivelet më të larta. Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Maltës u vendosën më 5 mars 1973. Malta ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e vendosur e axhendës së integrimit evropian të Shqipërisë.

Bashkëpunimi Ekonomik: Ekzistojnë një sërë marrëveshjesh të rëndësishme bilaterale, përfshirë atë për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve, marrëveshjen për shmangien e taksimit të dyfishtë.

Shkëmbimet tregtare me Maltën kanë mundësi të mëdha për rritje të mëtejshme. Ne konsiderojmë me interes zgjerimin e bashkëpunimit me Maltën në fushën ekonomike, në disa sektorë: sektori i tregtisë (veçanërisht elektronika dhe tekstili), turizmi (turizmi shëndetësor); infrastruktura, akuakultura, shërbimet financiare dhe konsulenca, energjia e rinovueshme etj.