Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Mbështetur në nenin 18, pikat 2 dhe 3 te ligjit nr. 72/2019 “Për masat shtrënguese ndërkombëtare ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, subjekti, ndaj të cilit është vendosur ose ndryshuar një masë shtrënguese, sipas shkronjave “b” dhe “c”, të pikës 3, të nenit 3, të këtij ligji, mund të bëjë ankim kundër vendimit të Këshillit të Ministrave në gjykatën kompetente vetëm në rastin kur ai pretendon se është identifikuar gabimisht me subjektin e shpallur.

Subjekti, ndaj të cilit është vendosur ose ndryshuar një masë shtrënguese, sipas shkronjës “a”, të pikës 3, të nenit 3, të këtij ligji, mund të bëjë ankim kundër vendimit të organit përgjegjës vetëm në rastin kur ai pretendon se është identifikuar gabimisht me subjektin e shpallur.