Ndihmë e Përgjithshme Konsullore | |
---|---|
PËRSHKRIMI | • Ruajtja e interesave të shtetasve shqiptarë, persona fizikë dhe juridik, në territorin e shtetit të vendqëndrimit, në përputhje me ligjet dhe rregulloret e atij shteti. • Ruajtja e interesave të të miturve dhe të të paaftëve, shtetas shqiptarë, sidomos kur për ta kërkohet vendosja e një kujdestarie, në përputhje me ligjet, rregulloret e shtetit pritës dhe aktet ndërkombëtare në fuqi. • Sqarimi i shtetasve shqiptarë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që u dalin bazuar në legjislacionin e vendit. • Dhënia e ndihmës për shtetasit shqiptarë që kanë humbur kontaktet me të afërmit e tyre dhe gjenden në situatë të vështirë. • Dhënia e ndihmës për shtetasit shqiptarë të ndaluar ose të burgosur dhe ndërmjetësimi me autoritetet e vendit pritës. |
DOKUMENTACIONI | NGA KONSULLI 1. Në rast se nevojitet gjenerohet certifikata e lindjes ose familjare nga NCR NGA APLIKANTI 1. Pasaportë ose kartë identiteti 2. Dokumenta të tjera (që i vijnë në ndihmë çështjes) |
FAZAT E APLIKIMIT | është i rregullt-qytetari merr njoftimin në email mbi statusin “Pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit. ka parregullsi-qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve. nuk përmbush asnjë kriter, të nevojshëm për shërbimin e kërkuar aplikimi “Refuzohet.” |
FAZA I – II | I-TARIFA E SHËRBIMIT Nuk ka tarifë sherbimi-Falas II-N/A |
FAZA III-IV | III-MARRJA E SHËRBIMIT Qytetari merr përgjigje me email ose nëpërmjet telefonit IV-KOHËZGJATJA SHËRBIMIT 1 deri në 30 ditë |
UDHËZIME | • Të gjithë Misionet Diplomatike dhe Postet Konsullore kanë të publikuar numrat e emergjencës (në raste aksidentesh, fatkeqësish, vdekje, emergjenca natyrore etj). • Konsujt duhet të kenë informacionin e nevojshëm mbi legjislacionit vendas për t’i udhëzuar shtetasit tanë për probleme të ndryshme. • Ambasada/Konsullata ndërpret komunikimin me familjarët nëse kjo kërkesë bie në kundërshtim me dëshirën dhe vullnetin e personit në vështirësi apo për shtetasit që janë të ndaluar, burgosur të cilët nuk dëshirojnë të kontaktojnë familjarët. |
APLIKIM | VAZHDO APLIKIMIN Kliko ketu |