Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë, në kuadër të shënimit të 35-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Vatikanit.

Gjatë qëndrimit në Vatikan, Ministri Hoxha u takua me Atin e Shenjtë, duke i shprehur mirënjohjen për vëmendjen dhe dashamirësinë e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

“Shqipëria dhe Selia e Shenjtë ndajnë një lidhje të veçantë, të rrënjosur në histori dhe të ushqyer nga vlera të përbashkëta: dinjiteti njerëzor, dialogu, bashkëjetesa dhe paqja”, u shpreh Ministri Hoxha.

Ministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë që marrin në kontekstin e sotëm ndërkombëtar mesazhet e Atit të Shenjtë për paqen, solidaritetin, zhvillimin dhe respektimin e dinjitetit njerëzor.

Postimi i Ministri Hoxha: https://x.com/hoxhafer/status/2125604123806441535?s=46