Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

E hënë, 4 maj

Takim me Ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri, Baris Ceyhun Erciyes.

Dëgjesë në Komisionin Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE.

Telefonatë me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Safadi.

E martë, 5 maj

Turi “Be dhe Ti, Evropa fillon këtu”, bashkëbisedim me nxënësit e gjimnazit “Sherif Hoxha” në Koplik të Malësisë së Madhe.

Bashkëbisedim me studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Bashkëbisedim me nxënësit e shkollës së Mesme Teknike Industriale Austriake “Peter Mahringer”, Shkodër.

E enjte, 7 maj

Bruksel, takim në Selinë e NATO-s me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Bruksel, takim me shqiptarët që punojnë në NATO.

Videotelefonatë me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani dhe Ministrin e Jashtëm të Kroacisë Grlić-Radman, në  kuadër të Kryesisë së radhës së grupit MED9.

E shtunë, 9 maj

Dita e Europës, aktivitet me të rinjtë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

E diel, 10 maj

Pjesëmarrje në ceremoninë e 40-vjetorit të programit radiofonik “Jehona e Shqipes”, një zë i rëndësishëm i komunitetit shqiptar në Belgjikë.

Shënim: Kjo axhendë mund të jetë subjekt i ndryshimeve apo përditësimeve përgjatë javës.