Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Kryeministri Edi Rama, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, përuruan mbrëmjen e djeshme në Bruksel godinën e re të Misionit shqiptar në Bashkimin Europian.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi se “teksa hapja e të gjithë kapitujve të negociatave e fut vendin në një fazë të re, më pranë objektivit për anëtarësim, por edhe më sfiduesja, misioni shqiptar në Bruksel përfaqëson pasionin dhe vokacionin e skuadrës sonë kombëtare”.

E ftuar në darkën e përurimit, Komisionerja Marta Kos deklaroi:

Nuk ua shpreh dot sa e lumtur jam kur kam mundësi të shpjegoj me fakte që ju keni bërë një përparim vërtet gjigant dhe është e gjitha falë punës suaj. Më pëlqen gjithnjë ta theksoj, nuk ka asnjë proces anëtarësimi pa një udhëheqje të përkushtuar, që nuk i kthehet së shkuarës duke kërkuar të gjejë justifikime se pse diçka është e pamundur, por ju keni një udhëheqje ose keni një udhëheqës, i cili sheh nga e ardhmja që të shquajë apo të kërkojë arsyet e përgjigjes se pse diçka është e mundur. Sigurisht, i dashur Kryeministër, i dashur Edi, e kam fjalën për ju dhe do ta mbyll duke thënë: “Kjo është shtëpia juaj e re”. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në shtëpi, në Europë.