Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

THIRRJE/FTESË për aplikim për të rinjtë shqiptarë të grup-moshës nga 18-30 VJEÇ, të cilët janë duke ndjekur studimet universitare (Bachelor/Master) ose janë të diplomuar në një prej fushave: Marrëdhënie Ndërkombëtare, Drejtësi, Ekonomi, Shkenca Politike, Gazetari dhe Gjuhësi.

Mundësi shumë e mirë për:

  • praktikë mësimore dhe/ose profesionale;
  • përfshirje në veprimtari të ndryshme të MEPJ;
  • njohje nga afër të fushës së diplomacisë dhe funksionimit të institucionit;
  • pajisje me certifikatë pjesëmarrjeje të lëshuar nga MEPJ në përfundim të programit etj.

Të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm, jo më vonë se data 17 PRILL 2025, në adresën e e-mail akademia.diplomatike@mfa.gov.al:

  • Jetëshkrim (CV);
  • Letër motivimi për ndjekjen e praktikës;
  • Vërtetim studenti ose diplomë universitare.

Aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen me postë elektronike për procedurat pasuese.

Suksese!