Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

*Reagim i Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme SH.S.ZNJ. Elisa Spiropali*

Katër vjet, pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij.

Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Qëndrueshmëria e tyre dëshmon, se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë.

Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm.

Ukraina nuk është vetëm!