Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

29 Prill 2022

Nju Jork– Këshilli i Sigurimit miratoi unanimisht rezolutën 2629 (2022) për ripërtëritjen për tre muaj të mandatit të Misionit Mbështetës të OKB-së në Libi (UNSMIL). Shumica e vendeve anëtare të KS-së përshëndetën miratimin e rezolutës, por kërkuan në të ardhmen një ripërtëritje substanciale afatgjatë të mandatit të këtij Misioni.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në OKB, Z. Ferit Hoxha në shpjegimin e votës që pasoi miratimin e kësaj rezolute mirëpriti fokusin e saj tej zbatimi i rekomandimeve për Rishikimin e Pavarur Strategjik të UNSMIL dhe përpjekjet e punës ndërmjetësuese të Këshilltares Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm Stephanie Williams në shtrimin e rrugës drejt zgjedhjeve kombëtare nëpërmjet një procesi politik të qëndrueshëm të drejtuar nga vetë libianët nën kujdesin e OKB-së.

Në fund të fjalës së tij, Ambasadori Hoxha shprehu keqardhjen për pamundësinë e Këshillit e Sigurimit për të miratuar një ripërtëritje substanciale afatgjatë të UNSMIL.