Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme


Portugalia gjendet në Evropën Jugperëndimore. Kryeqyteti i Portugalisë është Lisbona.

Historia e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë dhe Portugalisë daton në vitin 1922, kur Portugalia njohu pavarësinë e Shqipërisë më 25 maj 1922. Të dy vendet janë anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Si një anëtare e Bashkimit Evropian (BE), Portugalia mbështet Shqipërinë në rrugën e saj eurointegruese.

Mes Portugalisë dhe Shqipërisë ka mbështetje reciproke, mirëkuptim dhe miqësi, të cilat janë shtuar gjatë viteve.

Vlerësohet niveli i dialogut politik, ku gjatë viteve të fundit ka patur shkëmbime vizitash në nivele të larta.