Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme


Republika e Austrisё ndodhet nё Evropën Qendrore dhe ka njё popullsi prej mbi rreth 9 milion banorёsh. Ajo ka njё sipёrfaqe prej 83,879 km2. Gjuha zyrtare ёshtё gjuha gjermane (standarti austriak). Austria ёshtё njё republikё federale e përbërë nga nëntë shtete federale ose “Lande”. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Vjena, me një popullsi më të madhe se 1.8 milion.

Marrëdhëniet diplomatike me Republikёn e Austrisё janë vendosur nё 18 shkurt 1922 dhe janё rivendosur nё 7 shkurt 1956.

Austria i kushton vëmendje tё veçantë Ballkanit Perëndimor pёr shkak tё traditёs sё saj politike, ekonomike e kulturore me kёto vende si dhe pёr shkak tё afёrsisё e rёndёsisё gjeostrategjike tё rajonit. Nё thelb tё politikёs sё jashtme austriake kundrejt rajonit tonё, mbetet mbёshtetja e politikёs sё zgjerimit dhe pёrfshirja e rajonit nё BE.

Ajo ka qenё mbёshtetёse e fortё e bashkëpunimit rajonal. Austria ka qenё gjithashtu aktive nё kuadёr tё BE-sё dhe ka mbështetur zbatimin e reformës në drejtësisë nё Shqipёri. Ndër të tjera ka mbështetur zbatimin e politikave kombëtare anti-korrupsion dhe reformat në fushën e drejtësisë.

Shkëmbimi i vizitave dypalëshe të nivelit të lartë ka qenë intensive dhe ka kontribuar në intensifikimin e marrëdhënieve tona bilaterale.

Marrëdhëniet midis Parlamenteve të dy vendeve gjithashtu kanë qenë intensive dhe kanë ardhur duke u zgjeruar, përfshi këtu shkëmbimin e vizitave në nivelet më të larta.

Austria ka mbështetur Ministrinë shqiptare të Drejtësisë në kuadër të programit EURALIUS për zbatimin e politikave kombëtare kundër korrupsionit dhe reformave në fushën e drejtësisë.

Të dy vendet zhvillojnë konsultime të rregullta politico-diplomatike, të cilat janë zhvilluar në mënyrë të alternuar në Vienë dhe në Tiranë. Shqipëria dhe Austria bashkëpunojnë ngushtësisht në kuadrin e organizmave ndërkombëtare ku ato janë antare.

Austria ёshtё mbёshtetёse e fuqishme e Shqipërisë nё procesin e integrimit nё BE dhe e hapjes sё negociatave. Mbёshtetja e saj konstatohet nёpёrmjet projekteve tё shumta e tё ndryshme si: aktivitetet e grupimit “Miqtё e Shqipёrisё”; konsultimet dypalёshe; programeve trajnuese tё Akademisё Diplomatike Vjenё; bashkёpunimi policor i shkёmbimit tё tё dhёnave; ndihmesa ndaj institucionit tё Avokatit tё Popullit; programet e ndryshme nё fushat e ekonomisё, zhvillimit, mjedisit si dhe nё kulturё, arsim, shkencё e shoqёrinё civile.

Agjencia Austriake për Zhvillim është e angazhuar në projekte të ndryshme në Shqipëri.