Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Polonia, zyrtarisht Republika e Polonisë, shtrihet në Evropën Qendrore, me një sipërfaqe prej 312,696 km2 dhe popullsi afro 39 milionë banorë. Kryeqyteti dhe metropoli më i madh i Polonisë është Varshava. Gjuha zyrtare është gjuha polake.

Polonia është një demokraci përfaqësuese, me një president si kreu i shtetit, i zgjedhur me votim popullor çdo pesë vjet

Viti 1937 konsiderohet si viti i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Polonia është një vend që ka mbështetur gjithmonë proceset më të rëndësishme integruese të Shqipërisë. Dialogu politik, kontaktet dhe vizitat janë intensive dhe produktive.

Marrëdhëniet me Poloninë vlerësohen tradicionalisht si shumë të mira. Një vend dashamirës dhe që ka mbështetur proceset më të rëndësishme në të cilat është angazhuar Shqipëria, pas rënies së murit të Berlinit, anëtarësimin në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Në të gjitha takimet e nivelit të lartë pala shqiptare është siguruar për këtë mbështetje të Polonisë, që nuk është vetëm në planin politik.