Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Republika e Armenisë është një vend pa dalje në det i vendosur në malësitë armene të Azisë Perëndimore. Jerevani është kryeqyteti dhe qyteti më i madh. Është më e vogla nga ish-republikat sovjetike, e kufizuar nga Gjeorgjia në veri, Azerbajxhani në lindje, Irani në jug dhe Turqia në perëndim. Armenia është një shtet unitar, shumëpartiak, demokratik me një trashëgimi kulturore të lashtë.

Nuk ekzistojnë rezerva që të pengojnë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha nivelet dhe fushat me interes të ndërsjellë. Midis dy vendeve tona nuk ka patur bashkëpunim aktiv dypalësh në fushën politike. Ka vend pёr pёrgatitjen dhe realizimin e  njё kuadri tё gjerё ligjor, i cili do tё mbёshteste bashkёpunimin. Zhvillimet e viteve të fundit në rajonet ku ndodhen vendet tona, por edhe problemet e ndryshme të marrëdhënieve ndërkombëtare, mund të shërbejnë si pika shkëmbimi idesh, pikëpamjesh dhe përvoje. Ka vend pёr fillimin e nxitjes sё kontakteve tё biznesit, shkёmbimeve tregtare dhe lidhjen e marrёveshjeve tip nё fushёn e ekonomisё, të cilat do të lehtësojnë bashkëpunimin në këtë drejtim. Ka vullnet të shprehur për vizita dypalëshe që të mund të trajtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve e bashkëpunimit dypalësh.