Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Republika Federative e Brazilit (Republica Federativa do Brazil), me sipërfaqen prej 8,515,770 km2 and 208 milionë banorët, është vendi më i madh në Amerikën e Jugut.

Kryeqyteti është Brasilia, ndërsa qyteti më i populluar është Sao Paulo.

Federata përfaqeson bashkimin e Distrikteve Federale, 26 shteteve, dhe 5570 bashkive. Gjuha zyrtare është ajo portugeze. Brazili është një nga kombet më multikulturore dhe me diversitet të theksuar ektnik, për arsye të emigrimit të madh nga vende e rajone të ndryshme të botës.

Pavarësia nga Portugalia është shpallur në 7 shtator 1822. Kushtetuta në fuqi, e ratifikuar në 5 tetor 1988, përcakton Brazilin si një republikë demokratike federale. Legjslativi “Kongresi Kombëtar” është dydhomësh, me Senatin dhe Dhomën e Deputetëve.

Brazili renditet i teti në botë për nivelin e GDP, si në tregues nominal dhe të fuqisë blerëse (mbështetur në të dhënat e vitit 2017). Klasifikohet nga Banka Botërore në vendet me ekonomi me të ardhura të mesme – të larta, që është industrializuar së fundi dhe që zë peshën më të madhe të pasurisë globale në Amerikën Latine.

Brazili është një nga anetarët themelues të Kombeve të Bashkuara, G20, BRICS, Bashkimit të Kombeve të Amerikës së Jugut, Mercosur-it, Organizatës së Shteteve Amerikane, Organizatës së Shteteve Iberiko-Amerikane, Komunitetit të Vendeve të Gjuhës Portugeze, anëtar i agjensive të specilizuara të Kombeve të Bashkuara, etj.

Marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri – Brazil

PËRMBLEDHJE

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federative të Brazilit janë vendosur në 4 prill 1961.

Pas viteve 90-të, me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, kontaktet u shtuan në të gjitha nivelet dhe në fushat me interes të ndërjelltë.

Ambasadat respektive u hapën në vitin 2009, në Brazilia, dhe në vitin 2010, në Tiranë.

MARRËDHËNIET DYPALËSHE

Shqipëria dhe Brazili gëzojnë marrëdhënie të mira.

Qytetarët tanë mund të vizitojnë për turizëm Brazilin, pa pasur nevojë për vizë.

Duke filluar nga vitet 2000, janë zhvilluar vizita dhe takime të nivelit të lartë dhe janë në proces një sërë marrëveshjesh të rëndësishme, që përfshijnë dialogun politik e bashkëpunimin ekonomik.

Brazili është partneri i parë tregtar ndër vendet e Amerikës Latine. Tregtia dypalëshe ka ardhur në rritje të vazhdueshme, gjithësesi duke mbetur në nivele modeste. Produktet me origjinë shtazore dhe mishin dominojnë importet nga Brazili.

Të dyja vendet janë të interesuara për nxitjen e bashkëpunimit në tregti, bujqësi, turizëm, energji, etj., dhe janë në proces një numër insisiativash, që synojnë plotësimin e kuadrit ligjor e institucional dhe vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta në nivele të ndryshme dhe ndërmjet aktorëve të përfshirë.