Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Danimarka është e lokalizuar në pjesën veriore të Evropës. Danimarka shtrihet në jugperëndim të Suedisë dhe në jug të Norvegjisë, dhe kufizohet në jug me Gjermaninë. Kufizohet gjithashtu nga Deti Baltik dhe Deti i Veriut. Danimarka ka një sipërfaqe prej rreth 42,924 km2. Kryeqyteti i saj është Kopenhagen.

Sistemi politik është një monarki kushtetuese parlamentare. Danimarka është një vend anëtar i BE-së që nga 1 janari 1973.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës janë vendosur më 29 maj 1970. Mbulimi diplomatik i Danimarkës realizohet nga Ambasada e RSH në Kopenhagen, ndërsa Danimarka e mbulon Shqipërinë nga Ambasada e Danimarkës në Vjenë..

Dialogu politik përbën një dimension kyç të bashkëpunimit tërësor mes dy palëve e me ndikim të posaçëm në përparimin e gjithanshëm të marrëdhënieve shqiptaro-daneze., veçanërisht të rrugës evropiane të Shqipërisë. Danimarka ka mbështetur transformimin demokratik dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.

Përpos shkëmbimeve politike, dy vendet gëzojnë një bashkëpunim të konsoliduar në sektorë me dobi të ndërsjellë. Dy vendet tona kanë vendosur ë bashkëpunim të ngushtë e efikas edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare e të forumeve shumëpalëshe.

Pjesë e marrëdhënieve shqiptaro-daneze është edhe Diaspora jonë në Danimarkё, e cila numëron rreth 15 mijë persona.