Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Egjipti është një vend i Lindjes së Mesme, që ndodhet në skajin verilindor të kontinentit afrikan. Ai ka një sipërfaqe prej 1.002.000 km² dhe një popullsi prej 106 miljon banorësh, duke qënë kësht vendi me popullsinë më të madhe arab-folëse.

Egjipti është një vend i rëndësishëm nga pikpamja strategjike e gjeopolitike, kontrollon Kanalin e Suezit, i cili lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq dhe ka një rëndësi shumë të madhe për tregtinë ndërkombëtare. Liga Arabe e ka Seline e saj ne kryeqytetin e tij, Kajro. Traktati i paqes me Izraelin, i vitit 1979, mbetet një nga arritjet më të rëndësishme diplomatike për nxitjen e paqes arabo-izraelite.

Ne vijim te protestave massive gjatë viteve 2011-2013 (Pranvera arabe), Abdel Fattah el Sisi (ish-Marshall dhe Minister I Mbrojtjes) arriti te rivendosë në një masë të konsiderueshme rendin public. El Sisi u zgjodh president në mesin e vitit 2014 me 97% të votave dhe u rizgjodh përsëri në 2 prill 2018, me të njëjtën shumicë votash.

PËRMBLEDHJE

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Egjiptit janë vendosur më 19 prill 1956. Me Egjiptin kemi lidhje të vjetra historike. Muhamed Ali Pasha, me origjinë shqiptare, është themeluesi i shtetit modern egjiptian. Ai u bë mbret i Egjiptit dhe Sudanit, në fillim të shekullit të 19-të (viti 1805) dhe dinastia e tij qëndroi në fuqi deri në vitin 1953. Muhamed Aliu është një nga figurat më të rëndësishme në historinë e Egjiptit dhe pati një ndikim afatgjatë në zhvillimin e modernizimin e vendit. Te të dy popujt tanë vihen re ngjashmëri në aspektin kulturor, për shkak të historisë së përbashkët të pushtimit nga disa prej perandorive më të mëdha të kohës.

MARRËDHËNIET DYPALESHE

Marrëdhëniet midis dy vendeve tona jane tradicionalisht shume te mira dhe miqesore dhe pa probleme të trashëguara. Janë zhvilluar një sërë vizitash të niveli të lartë në Egjipt. Në shkurt të vitit 2019 Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kajro. Në tetor 2021 u zhvillua vizita zyrtare e Kryeministrit Rama në Egjipt, e cila u shoqërua me nënshkrimin e disa marrëveshjeve. Pritet të zhvillohen vizitat e Ministrit të Jashtëm egjiptian Shoukry dhe të Presidentit Sisi në vendin tonë. Konsultimet diplomatike ndërmjet dy ministrive te jashtme janë zhvilluar në Tiranë, në prill 2011.

Niveli i bashkëpunimit ekonomik e tregtar me Egjiptin është në nivele të ulta dhe shumë larg potencialit, që mund të arrihet. Mbajtja e sesionit të parë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik do të jetë një mundësi e mirë për të identifikuar fushat me interes reciprok për bashkepunim per të dy vendet dhe për hartimin e një kalendari konkret bashkëpunimi midis dy vendeve tona.