Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe shtrihet në juglindje të gadishullit Arabik. Ka një sipërfaqe prej 83 600 km² dhe popullsi prej 9,400,000 banorë.

Gjuha zyrtare është arabisht. Qendra ekonomike dhe teknologjike është Dubai, kurse qeveria është në Abu Dhabi. Dita e pavarësisë së EBA është 2 dhjetor 1971.

PËRMBLEDHJE

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike më 1 qershor 1992. Marrëdhëniet dypalëshe kulmuan më 2011 me hapjen e Ambasadës së RSH-së në Abu Dhabi, ndërkohë që EBA mbulon RSH-në me Ambasadën e saj në Greqi.

MARRËDHËNIET DYPALËSHE

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira, të shtrira në fushat me interes reciprok, si për çështjet dypalëshe, ashtu edhe për ato shumëpalëshe.

Vizitat reciproke konfirmojnë vullnetin e palëve për të rritur nivelin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit. Në mars 2022, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhacka, zhvilluan një vizite ne EBA, gjate se cilës morën pjesë në Festën Kombëtare, organizuar në pavionin shqiptar në Expo Dubai 2020-2021. Marrëveshjet dypalëshe të nënshkruara ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe janë një tregues se vendet bashkëpunojnë bazuar ne një kuadër ligjor që nxit shkëmbimet ekonomike dhe tregtare, si dhe në fushat e tjera me interes të përbashkët.

Nga viti 2021 mes dy vendeve kanë filluar fluturimet direkte Tiranë-Dubai-Tiranë (me Fly Dubai) dhe nga Abu Dhabi- Tiranë-Abu Dubai (me Wizzair), të cilat kanë ndikuar pozitivisht në sektorin e turizmit me rritjen e numrit të udhëtarëve, si dhe kane krijuar mundësi të reja për të bërë biznes nga të dyja kahet.

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për periudhën 2022-2023 shërbejnë së bashku si anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit, Shqipëria do të vazhdojë të punojë me EBA, në avancimin e agjendave dhe prioriteteve të përbashkëta, si: paqja dhe siguria e grave; Zgjidhja e konflikteve; Klima dhe Siguria; Rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla; Lufta kundër ekstremizmit.