Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Mbretëria e Holandës ndodhet në pjesën veriperëndimore të Evropës dhe ka një sipërfaqe rreth 41 528 km². Kryeqyteti administrativ i Holandës është Haga, qyteti më i populluar është Amsterdami.

Forma qeverisëse ёshtё Monarki Kushtetuese parlamentare. Holanda është vend anëtar i BE-së që nga 1 janari 1958.

Marrëdhëniet diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Holandës janë vendosur më 17 nëntor 1970.

Pas viteve 90-të, me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, kontaktet me Holandën u shtuan në të gjitha nivelet, në fushat me interes të ndërsjellë. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Holandë është hapur në 24 shkurt 1997.

Mbretëria e Holandës ndër vite është e pranishme në Shqipëri nëpërmjet asistencës dhe programeve të ndryshme si: Programi i Trajnimit Matra për Shtetin Ligjor, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës; Holanda ka mbështetur hapat që Shqipëria ka ndërmarrë gjatë procesit të reformave në vitet e fundit si dhe ka konfirmuar qëndrimin e saj për hapjen e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE-në.

Gjatë viteve të fundit marrëdhëniet politike me Holandën janë intensifikuar ndjeshëm, ku ka patur shkëmbime vizitash në nivelet më të larta.