Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Republika e Irlandës ka një sipërfaqe prej 70,282 km2 dhe një popullsi prej rreth 5 milion banorësh. Kryeqyteti i vendit është Dublini me një popullsi prej rreth 1 milion banorë. Gjuha e parë zyrtare është irlandishtja, ndonëse anglishtja përdoret kudo. Rreth 92% e popullsisë është e besimit katolik. Festa Kombëtare është 21 Janari 1919.

Marrëdhëniet diplomatike me Irlandën u vendosën në 7 qershor 1995

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë kryesisht të zhvilluara në kuadër të diplomacisë shumëpalëshe dhe ka pasur shkëmbim të një numri të kufizuar vizitash.

Irlanda ka qenë në grupin e atyre vendeve anëtare të BE-së që kanë mbështetur gjithmonë procesin e zgjerimit të BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria dhe Irlanda bashkëpunojnë ngushtë në kuadrin e organizatave ndërkombëtare ku janë anëtarë.

Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve ka ende një potencial të pashfrytëzuar në fusha si turizmi, agroindustria, bujqësia, industria farmaceutike, shërbimet e teknologjisë së informacionit.