Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Shteti i Katarit me një shtrirje në Lindjen e Mesme, ka një sipërfaqe prej 11,586 km² dhe popullsia 2,479,995 banorë. Kryeqyteti i Katarit është Doha dhe gjuha zyrtare është arabisht. Dita e pavarësisë është 23 shtator 1971.

PËRMBLEDHJE

Shqipëria dhe Shteti i Katarit kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike më 26 gusht 1992. Marrëdhëniet dypalëshe kulmuan me hapjet e ambasadave në kryeqytetet respektive. Shqipëria ka hapur ambasadën e saj në Doha dhe Shteti i Katarit ka hapur Ambasadë në Tiranë.

MARRËDHËNIET DYPALËSHE

Të dyja vendet kanë marrëdhënie shumë të mira dypalëshe, bazuar në një kuadër ligjor te pasur që krijon një mjedis stimulues për shkëmbime në fushën ekonomike, të tregtisë, kulturës, etj, nga të dyja palët.

Vizitat reciproke konfirmojnë përkushtimin e vendeve për të rritur më tej nivelin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit. Kryeministri z. Edi Rama vizitoi Shtetin e Katarit në vitin 2019 dhe Ministri i Jashtëm Bushati ka vizituar Dohan në vitin 2015. Emiri i Katarit ka vizituar Tiranën në vitin 2011.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi mes dy vendeve shtrihet dhe në rrafshin shumëpalësh në kuadër të organizatave ndërkombëtare ku vendet aderojnë.