Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Principata e Lihtenshtajn është shtet i vogël alpin, gjermanisht-folës, pa dalje në det në Evropën Qendrore. Ai kufizohet nga Zvicra në perëndim e në jug dhe nga Austria në lindje e në veri. Sipërfaqja e tij është pak më shumë se 160 kilometra katrorë, dhe ka një popullsi prej 35.000 banorësh. Kryeqyteti i tij është Vaduz. Qyteti më i madh është Schaan. Gjuha zytare është gjermanishtja standarde. Gjuha e përdorur është një dialekt alemanik. Festa Kombëtare është 15 gushti.

Lihtenshtajn është monarki kushtetuese, e trashëgueshme me baza demokratike dhe parlamentare. Pushteti i Shtetit i takon Regjimit Princor dhe popullit, si dhe ushtrohet nga ata me predispozitat kushtetuese (neni 2 i Kushtetutës së vitit 1921). Parlamenti (Landtag) është i përbërë prej 25 deputetësh. Ai ushtron të drejtat e tij në sesione plenare parlamentare.

Shqipëria dhe Principata e Lihtenshtejnit kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike më 23 Prill 1993. Shkëmbimi i fundit i nivelit të lartë ka qenë një vizitë në rang ministror, në 21 korrik 2004, kur një delegacion i Principatës së Lihtenshtejnit i kryesuar nga Ministri i Jashtëm z. Ernst Walsh, vizitoi Tiranën.

Principata ka një politikë të jashtme përgjithësisht në të njëjtën valë me Zvicrën. Principata e Lihtenshtejnit e ka njohur Kosovën relativisht shpejt, pak kohë pas Bernës