Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Mbretëria e Marokut (Royaume du Maroc) e fitoi pavarësisë nga Franca, më 2 mars 1956.

Dita e hipjes në fron e Mbretit Mohammed VI, 30 korrik (1999), shënohet si Dita e Fronit, dhe është festë kombëtare.

Kryeqyteti është Rabat dhe ndarja administrative përfshin 12 rajone.

Me sipërfaqen prej 446,555 m2, popullsinë prej rreth 36 milionë banorë, si dhe politikat e tij të brendëshme reformatore e ato të jashtme aktive e të moderuara, Maroku është një nga vendet arabe më të mëdha dhe të rëndësishme të Afrikës.

Parlamenti është dydhomësh dhe përbëhet nga Dhoma e Këshilltarëve dhe Dhoma e Përfaqësuesve.

Maroku është anëtar i Kombeve të Bashkuara, Ligës Arabe, Bashkimit Arab Magrebin (BAM), Unionit Mesdhetar, Organizatës së Konferencës Islamike (OKI), INTELSAT-it dhe Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara (NAM), si dhe agjensive të specializara të KB, etj.

Ai jep ndihmesën e tij të vazhdueshme në përpjekjet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në kontinentin afrikan dhe mban marrëdhënie të ngushta dhe një dialog të fortë me Europën dhe SHBA.

Marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri – Marok

PËRMBLEDHJE

11 shkurti 1962 shënon datën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Marokun, i cili është edhe vendi i parë ndër ato të Magrebit me të cilat janë zyrtarizuar këto marrëdhënie.

Mbulimi diplomatik është me Ambasadorë jo-rezident, konkretisht për palën tonë nga Ambasada Madrid, dhe për marokun nga Roma.

MARRËDHËNIET DYPALËSHE

Shqipëria dhe Maroku gëzojnë marrëdhënie të mira.Në dekadat e fundit ka pasur interes për realizimin e vizitave të niveleve të ndryshme dhe marrëveshjeve, që përfshijnë dialogun politik e bashkëpunimin ekonomik.

Ndonëse Maroku është destinacioni kryesor i eksporteve tona në Afrikë dhe furnitori i tretë nga vendet e këtij kontinenti, shkëmbimet tregtare mbeten në nivele mjaft modeste.

Të dyja vendet janë të interesuara për nxitjen e bashkëpunimit në tregti, bujqësi, turizëm, kulturë, etj., dhe janë në proces një numër insisiativash, që synojnë plotësimin e kuadrit ligjor e institucional dhe vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta në nivele të ndryshme dhe ndërmjet aktorëve të përfshirë.