Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Norvegjia ndodhet në Evropën Veriore – ndan kufirin me Suedinë, Finlandën dhe Rusinë në verilindje, dhe në anën perëndimore ka një vijë bregdetare të gjerë në Oqeanin Atlantik të Veriut dhe Deti Barents në veri. Popullsia është afërsisht 5.3 milion, mbi 1 milion prej të cilëve jetojnë në dhe përreth kryeqytetit, Oslo.

Sistemi politik i Norvegjisë është një demokraci parlamentare përfaqësuese me një monarki kushtetuese. Edhe pse jo anëtare e BE-së, Norvegjia është pjesë e Zonës Ekonomike Evropiane dhe anëtare e NATO-s.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Norvegjisë u (ri)vendosën 29 maj 1971. Mbulimi diplomatik i Norvegjisë realizohet nga Ambasada e RSH në Stokholm, ndërsa Norvegjia i mbulon marrëdhëniet me Shqipërinë nga Ambasada e saj në Ankara.

Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve konsiderohen shumë të mira. Dialogu politik konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve bilaterale.

Norvegjia ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë duke ofruar ndihmë konkrete.

Marrëdhëniet shumë të mira në planin politik janë reflektuar edhe në forcimin e marrëdhënieve ekonomike: kompania norvegjeze Statkraft deri më tani ka investuar në sektorin e energjisë.

Bizneset norvegjeze lidhen me import-eksport, tregti të mallrave me shumicë e pakicë të mallrave industriale. Prania e tyre është një tregues i mirë jo vetëm i vlerës së investimeve direkte që përfaqësojnë, por edhe i standardeve me të cilat punojnë.