Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Gadishulli Korean shtrihet në jug të pjesës verilindore të kontinentit aziatik.

Me një sipërfaqe prej 99,678 km², Republika e Koresë ka një popullsi prej 50.8 milionë banorë (në vitin 2016). Qyteti dhe kryeqyteti i tij më i madh është Seuli. Busan është qyteti i dytë më i madh ne vend. Koreja e Jugut është një republikë presidenciale. Gjuha zyrtare është koreanisht.

Përmbledhje

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Koresë së Jugut janë vendosur në Gusht 1991. Republika e Koresë e mbulon Shqipërinë nëpërmjet Ambasadës së saj në Athinë, ndërsa Shqipëria i mbulon marrdhëniet me Republikën e Koresë nëpërmjet Ambasadës së saj në Pekin.

MARRËDHËNIET DYPALËSHE

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira dhe me mundesi për zhvillim.

Koreja e Jugut është një vend me potencial ekonomik. KJ ka mbështetur Shqipërinë gjatë periudhës së tranzicionit me ndihma dhe hua nëpërmjet Fondit të Zhvillimit Ekonomik, EDCF.

Në planin shumëpalësh, Shqipëria dhe Republika e Koresë bashkepunojne ne kuader të OKB dhe organizatave te tjera ndërkombëtare, ku të dy vendet bëjnë pjesë.