Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

FEDERATA RUSE

Eshtë një vend transkontinental që përfshin Evropën Lindore dhe Azinë Veriore. Është vendi më i madh në botë për nga sipërfaqja, që mbulon mbi 17,125,191 kilometra katrorë dhe përfshin një të tetën e masës tokësore të banueshme. Është një shtet federal gjysmë-presidencial dhe përbëhet nga 83 entitete federale me shkallë të ndryshme të vetëqeverisjes.

Niveli i  bashkëpunimi dypalësh me Federatën Ruse, sidomos  vitet e fundit, paraqitet shumë i ulët.

Ecuria e marrëdhënieve dypalëshe nuk ka njohur zhvillime të posaçme, pasi është kushtëzuar nga  agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës.  Shqipëria ka dënuar menjëherë sulmet e Rusisë, ka aplikuar sanskionet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe, si bashkëpenmbajtëse e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka qenë në plan të parë krahas vendeve partnere si SHBA, Britania e Madhe, Franca, etj, në dënimin e shkeljes së të drejtës ndërkombëtare nga një vend anëtar i përhershëm i KS (Federata Ruse), duke sulmuar dhe mos njohur sovranitetin e Ukrainës si shtet i pavarur. Gjithashtu, Shqipëria ka votuar pro pezullimit të Rusisë nga KiE, AP e KiE, UNHRC, etj, derisa të ndalojë pushtimi rus i Ukrainës dhe ushtria ruse të largohet nga Ukraina.  Niveli i marrëdhënieve diplomatike është ruajtur. Ndërkohë, ka pasur largime te ndërsjellta si “të padëshiruar” diplomatësh të të dy vendeve nga kryeqytetet respektive.