Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Suedia është shteti më i madh në Rajonin Nordik, me një sipërfaqe prej rreth 447,435 km². Suedia ndan kufijtë tokësorë me Norvegjinë në perëndim dhe Finlandën në verilindje. Ajo ka gjithashtu brigje përballë fqinjëve të saj nordike, Danimarkës, Norvegjisë, Åland dhe Finlandës. Kryeqyteti i Suedisë është Stokholmi. Suedia është një monarki kushtetuese dhe mbreti Carl XVI Gustaf është kreu jopolitik i shtetit. Mbreti ka kryesisht detyra ceremoniale dhe përfaqësuese.

Suedia është anëtare e BE-së, por ka ruajtur kronën suedeze si monedhën e saj. Suedia u bë zyrtarisht anëtare e 32-të e NATO-s më 7 mars 2024.

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Suedisë dhe Shqipërisë janë (ri)vendosur më 20 qershor 1969. Ambasada jonë në Stokholm është hapur në prill të vitit 1972.

Vlerësohet mbështetja suedeze për politikën e zgjerimit të rajonit dhe integrimin evropian të Shqipërisë. Gjatë dy dekadave të fundit Suedia ka mbështetur në mënyrë të palëkundur procesin integrues-anëtarësues të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Instrumenti kryesor për konkretizimin e ndihmës zhvillimore suedeze në vendin tonë është veprimtaria e Agjencisë Suedeze të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (SIDA