Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Uzbekistani, zyrtarisht Republika e Uzbekistanit, është një vend i vendosur në Azinë Qendrore. Kryeqyteti është Tashkenti.

Marrëdhëniet diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Uzbekistanit janë vendosur në nëntor 1993 nëpërmjet shkëmbimit të notave diplomatike.

Shqipëria e mbulon Uzbekistanin nga Ambasada jonë në Moskë, ndërsa Uzbekistani e mbulon Shqipërinë nga ambasada e tij në Vjenë.

Megjithëse nuk ekzistojnë rezerva që të kufizojnë marrëdhëniet dypalëshe, aktualisht ato janë mjaft modeste dhe mund të përmblidhen në bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare dhe në shkëmbimet protokollare. Ato janë më tepër të pranishme në bashkëpunimin në organizata ndërkombëtare të tilla si OKB, OSBE e OKI, ku ka patur dhe raste mbështetje kandidaturash.

Nuk ka ndonjë bashkëpunim konkret në fushën e ekonomisë.