Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Për të qenë më pranë qytetarëve shqiptarë, duke shkurtuar kohën dhe distancat për marrjen e shërbimeve konsullore, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek sh.a., do të organizojë së shpejti pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi një mision të posaçëm për aplikimin për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti.

Ftojmë të gjithë shtetasit shqiptarë në vendet e Gjirit të shprehin interesin dhe të regjistrohen për t’u pajisur me dokumente identifikimi pranë kësaj përfaqësie, duke plotësuar formularin në linkun e mëposhtëm.

Çdo regjistrim na ndihmon të kuptojmë nevojat konkrete të komunitetit dhe ta organizojmë misionin në mënyrë sa më të shpejtë, efikase dhe të dobishme për qytetarët.

Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllimet e këtij misioni dhe do të trajtohen në mënyrë konfidenciale, në përputhje me legjislacionin për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Regjistrohuni brenda datës 30 tetor 2026. Plotësimi i formularit në kohë na ndihmon t’ju vijmë më pranë, duke kursyer kohë, udhëtime dhe distanca

🔗 Regjistrohuni këtu:
https://forms.gle/FDzeKdfz9Bu2ety6A