Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Mekanizmi UPR si një element thelbësor i Këshillit të të Drejtave të Njeriut është një proces që përfshin shqyrtimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në vendet anëtare të OKB-së dhe detyrimin e shteteve palë për raportim, lidhur me përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në kuadër të këtij Mekanizmi, vendi ynë ka paraqitur Raportin e parë pranë Këshillit të të Drejtave të Njeriut (KDNJ) në vitin 2009, dhe në muajin janar 2014 Raportin periodik në kuadër të ciklit të dytë të Mekanizmit Universal Periodik (UPR). Raporti periodik i tretë është paraqitur në shkurt 2019 dhe është marrë në shqyrtim nga Grupi i Punës i Këshillit të të Drejtave të Njeriut në muajin maj 2019. Në muajin shtator 2020 janë miratuar konkluzionet (outcome) mbi Shqipërinë.