Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Në ditën e tretë të Samitit të Diasporës u mbajt “Mëngjesi i Vëllazërimit” me përfaqësues të komuniteteve fetare,  ku Ministri Hoxha u shpreh se trashëgimia jonë shpirtërore mbetet themeli i unitetit kombëtar.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:Bashkëjetesa, harmonia dhe respekti reciprok mes besimeve dhe komuniteteve tona fetare përbëjnë #hipotekën shpirtërore të shqiptarëve – një bazë e fortë dhe e qëndrueshme e #shqiptarisë.

Për herë të parë, në kuadër të #Samitit IV të #Diasporës, “Mëngjesi i Vëllazërimit” bëri bashkë përfaqësues të komuniteteve fetare nga brenda dhe jashtë vendit, nga #Atdheu dhe Diaspora, në një lutje të përbashkët për Shqipërinë dhe për Flamurin. Një mesazh i përbashkët, i qartë dhe kumbues për paqe, harmoni dhe shpresë, që dëshmon se vlerat tona dhe trashëgimia jonë shpirtërore mbeten themeli i unitetit kombëtar.

Një moment unik bashkimi, një dëshmi e gjallë e vëllazërimit që e bën #Shqipërinë jo vetëm më të fortë, por edhe të veçantë.

#MëngjesVllazërimi

#HarmoniaFetare

#KrenariKombëtare

Link: https://x.com/hoxhafer/status/2044338665988469162?s=46