Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Vilma Premti kryesoi bashkarisht Zëvendësministren e Punëve të Brendshme Anisa Ruseti dhe Drejtorin e Përgjithshëm të AKPA Klevis Hysa takimin e “Ditës së Hapur, me pjesëmarrjen mbi 50 agjencive turistike, të punësimit, përfaqësues institucionesh dhe grupe interesi, që janë të lidhur me procesin e aplikimeve për vizë.

Komunikimi i sotëm vendosi në qendër transparencën, bashkëpunimin dhe dëgjimin aktiv të grupeve të interesit, me synimin për të ndërtuar politika dhe shërbime gjithnjë e më efikase.

Në fjalën e saj, Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti, theksoi se kjo është pika e nisjes së një dialogu të hapur, transparent dhe të vazhdueshëm me partnerët, duke shprehur angazhimin që “Dita e Hapur” të shndërrohet në një praktikë të konsoliduar dhe një urë të qëndrueshme komunikimi ndërmjet institucioneve dhe grupeve të interesit.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimeve tona institucionale, por njëkohësisht lidhet edhe me një prioritet më të gjerë të Qeverisë Shqiptare: ta bëjmë Shqipërinë një destinacion gjithnjë e më tërheqës, të sigurt për turizmin, investimet dhe punësimin, duke ofruar shërbime publike moderne, transparente dhe tërësisht digjitale. Zhvillimi i turizmit gjatë gjithë vitit dhe mbështetja e bizneseve që krijojnë vende pune janë pjesë e kësaj vizioni dhe kur institucionet dëgjojnë dhe bashkëpunojnë, ndërtohen zgjidhje më të mira për qytetarët, biznesin dhe zhvillimin e vendit.