Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u është drejtuar me një mesazh të rinjve dhe profesionistëve të interesuar për t’iu bashkuar shërbimit diplomatik shqiptar, duke i ftuar të shfrytëzojnë dy ditët e fundit të afatit të aplikimit për vendet e lira të punës në MEPJ.

“Shqipëria ka nevojë për më të mirët e saj. Nëse besoni se jeni një prej tyre, aplikoni!”, shkruan Ministri Hoxha.

Duke theksuar se diplomacia shqiptare po ndryshon bashkë me vendin dhe po përgatitet për të qenë pjesë e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Ministri nënvizon nevojën për profesionistë të përgatitur, me integritet, kurajë dhe horizont evropian.

Më poshtë postimi i plotë i Ministrit Hoxha: https://x.com/hoxhafer/status/2123348277210776044?a=akPdJ5GYOq7KnvR5-WI&s=46