Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z Ferit Hoxha zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit të Përbashkët për Çështjet e Bashkimit Evropian, Barry Ward, në parlamentin e Irlandës, në Dublin.

“Diskutimi ynë u përqendrua në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, agjendën më të gjerë të zgjerimit në një moment vendimtar për Evropën dhe rëndësinë e ruajtjes së një procesi anëtarësimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, që forcon si vendet kandidate ashtu edhe Bashkimin Evropian” – bëri të ditur ministri në lidhje me takimin.

Ai shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, jo vetëm nga Qeveria, por edhe nga përfaqësuesit e zgjedhur të Irlandës.

“Një mesazh i fortë dhe shumë i mirëpritur në lidhje me angazhimin e përbashkët për një Evropë të bashkuar, të sigurt dhe të begatë” – theksoi ai.