Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka marrë pjesë në takimin ministror virtual MED9++ mbi sigurinë ushqimore dhe aksesin në plehra kimike.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Kënaqësi të marr pjesë dhe të përfaqësoj #Shqipërinë në takimin ministror virtual MED9++ mbi sigurinë ushqimore dhe aksesin në plehra kimike.

Së bashku me mbi 40 vende dhe nën bashkëkryesimin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Italisë 🇮🇹 Antonio Tajani dhe Ministrit të Jashtëm të Kroacisë 🇭🇷 Gordan Grlić Radman, diskutuam nevojën urgjente për forcimin e koordinimit ndërkombëtar me qëllim mbrojtjen e zinxhirëve të furnizimit me plehra kimikë, garantimin e sigurisë ushqimore dhe parandalimin e një krize globale ushqimore.

Sfida të tilla nuk mund të adresohen në izolim; ato kërkojnë një përgjigje politike të koordinuar, gjithëpërfshirëse dhe vizionare, të mbështetur mbi solidaritetin, reziliencën dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm.

Shqipëria mbështet lirinë e lundrimit, stabilitetin rajonal, rrugët tregtare të hapura dhe të sigurta, si edhe veprimin e koordinuar ndërkombëtar përmes platformave shumëpalëshe si MED9. Ne mbetemi të përkushtuar të bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të forcuar qëndrueshmërinë kolektive në #Mesdhe dhe më gjerë

Link: https://x.com/hoxhafer/status/2052644679166964180?s=46