Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Bukuresht, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me Alexandru-Mihai Ghigiu, Ministrin e Investimeve dhe Projekteve Evropiane të Rumanisë.

Takimi u fokusua në dinamikën pozitive të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe në domosdoshmërinë e forcimit të kapaciteteve institucionale dhe administrative të nevojshme për të përmbushur përgjegjësitë që sjell anëtarësimi i ardhshëm në BE.

Ministrat shqyrtuan gjithashtu mundësitë për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve vendore të Shqipërisë dhe Rumanisë, duke përfituar nga përvoja e çmuar e Rumanisë në përafrimin e qeverisjes vendore me acquis-në e BE-së.

Në këtë konktekst, biseda u fokusua edhe në përdorimin efektiv të instrumenteve të politikës së kohezionit, në mbështetje të zhvillimit rajonal dhe atij vendor.