Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Remigijus Motuzas, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme të Lituanisë.

Në kuadër të këtij takimi ai theksoi se ata kanë rënë dakord për rolin e rëndësishëm të diplomacisë parlamentare dhe bashkëpunimit të zgjeruar ndërparlamentar si instrumente të vlefshme për avancimin e objektivave të përbashkëta, duke përfshirë rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, ku sipas ministrit Hoxha i jemi mirënjohës Lituanisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme.

Në një mjedis sigurie gjithnjë e më kompleks, dy vendet mbeten të bashkuara fort për forcimin e unitetit të NATO-s, ruajtjen e sigurisë euroatlantike dhe mbrojtjen e vlerave demokratike, deklaroi ai.

Agresioni i vazhdueshëm i Rusisë kundër Ukrainës mbetet kërcënimi më i madh për arkitekturën e sigurisë së Evropës. Në këtë moment kritik, uniteti, solidariteti dhe bashkëpunimi i ngushtë midis Aleatëve dhe partnerëve janë më thelbësor se kurrë për të mbrojtur vetë parimet me të cilat paqja dhe stabiliteti në kontinentin tonë janë ndërtuar prej kohësh, përfundoi ministri në fjalën e tij.

Gjatë takimit Ministri Hoxha, theksoi se ata kanë rënë dakord për rolin e rëndësishëm të diplomacisë parlamentare dhe bashkëpunimit të zgjeruar ndërparlamentar si instrumente të vlefshme për avancimin e objektivave të përbashkëta, duke përfshirë rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, ku sipas ministrit Hoxha i jemi mirënjohës Lituanisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme.