Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha zhvilloi një takim me Ambasadorin Michel Tarran, Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, për të diskutuar bashkëpunimin dhe prioritetet e ardhshme.

Ministri vlerësoi mbështetjen afatgjatë të Prezencës së OSBE-së në zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe theksoi nevojën për të zhvilluar më tej partneritetin, në përputhje me progresin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Duke cituar nga deklarata e tij, ai nënvizoi: “Shqipëria mbetet një mbështetëse e palëkundur e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe vlerave që ajo përfaqëson: sigurinë gjithëpërfshirëse, dialogun, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor.”

Të dyja palët rikonfirmuan angazhimin për vijimin e bashkëpunimit në mbështetje të institucioneve demokratike dhe stabilitetit rajonal.

Postimi i plote i Ministrit Hoxha ne X:

https://x.com/hoxhafer/status/2037074545715097977?s=46&t=toA4veCnO-i55LJ9DxX0OA