Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Tiranë, 25 shkurt 2026 – Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme organizoi veprimtarinë “Diplomacia Rajonale dhe Faktori Shqiptar në Ballkan: Përmasa Politike, Ekonomike dhe Strategjike”, e zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit ndër-sektorial brenda Ministrisë.

Veprimtaria shërbeu si një platformë strategjike diskutimi mbi zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajon rolin e Shqipërisë në arkitekturën rajonale të bashkëpunimit dhe rëndësinë e bashkërendimit institucional me faktorin shqiptar në Ballkan. Diskutimet ndërthurën analizën e zhvillimeve dhe orientimeve strategjike me trajtimin praktik të çështjeve rajonale, duke nxitur përsiatje profesionale dhe shkëmbim përvojash ndërmjet diplomatëve dhe strukturave të Ministrisë.

Ngjarja ndihmoi në forcimin e dialogut institucional dhe bashkërendimin e brendshëm mbi temat kyçe të politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë, duke përforcuar edhe rolin e diplomacisë ekonomike si instrument për qendrueshmëri dhe integrim rajonal.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme vazhdon të luajë një rol qendror në zhvillimin e dialogut profesional, bashkërendimin ndërinstitucional dhe forcimin e pozicionit të Shqipërisë në proceset integruese europiane dhe euroatlantike.