Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpriti sot pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Oficerit (KLO), të organizuar nga Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë, në kuadër të një vizite njohëse-mësimore në mjediset e saj.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit u njohën me misionin dhe veprimtarinë e Ministrisë, si dhe me prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë, me fokus procesin e integrimit evropian dhe angazhimin në strukturat ndërkombëtare të sigurisë.

Vizita shërbeu si një mundësi për të thelluar njohuritë mbi rolin e diplomacisë në forcimin e sigurisë kombëtare dhe për të nxitur më tej bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet diplomacisë, mbrojtjes dhe sigurisë.

Kursi i Lartë i Oficerit përfshin pjesëmarrës nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe nga Forca e Sigurisë së Republikës së Kosovës, duke kontribuar në përgatitjen e tyre profesionale dhe në rritjen e ndërveprimit rajonal.