Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit po monitoron nga afër zhvillimet mbi situatën e sigurisë rajonale në tërësi, dhe në veçanti në Kuvajt.

Aktualisht, kushtet e nevojshme të sigurisë nuk janë të favorshme për të rifilluar aktivitetet normale të përditshme. Për rrjedhojë, ju këshillojmë të qëndroni brenda banesave dhe rezidencave tuaja, si dhe të merrni masat e nevojshme paraprake në këtë situatë, duke shmangur lëvizjet e panevojshme dhe duke ndjekur udhëzimet dhe protokollet e publikuara nga autoritetet lokale.

Aktualisht hapësira ajrore e Shtetit të Kuvajtit vijon që të jetë e mbyllur, deri në njoftim të dytë.

Kufiri tokësor Kuvajt – Arabia Saudite (Dammam) është i hapur.

Me qëllim shmangien e informacioneve të pasakta, Ambasada ripërsërit rëndësinë e ndjekjes së informacioneve përmes mediave të besueshme vendase si dhe atyre ndërkombëtare dhe zbatimin me përpikmëri të udhëzimeve nga autoritetet kuvajtiane.

Së bashku do të qëndrojmë në kontakt të vazhdueshëm përmes emailit dhe kanaleve të mediave sociale të Ambasadës në Facebook, X dhe Instagram.

‼️Në rast emergjence, numri celular i Ambasadës është në dispozicion 24/7:

+965 94048219

E-mail: embassy.kuwait@mfa.gov.al

Faleminderit për bashkëpunimin Tuaj!