Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Njoftim për qytetarët shqiptarë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Sulltanatin e Omanit, Mbretërinë e Bahreinit dhe Republikën e Jemenit!

Në vijim të përshkallëzimit të situatës së sigurisë rajonale në Lindjen e Mesme, MEPJ ju bën thirrje qytetarëve shqiptarë që gjenden në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Sulltanatin e Omanit, Mbretërinë e Bahreinit dhe Republikën e Jemenit, të tregohen vigjilentë, duke ndjekur udhëzimet e sigurisë nga autoritetet dhe raportimet e mediave lokale.

Për çdo situatë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në këto zona, mund të kontaktojnë në numrin e kontaktit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite:
+966501422449.