Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Në zbatim të nenit 46 të Ligjit nr. 24/2026, “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, nenit 22 dhe 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, si dhe të kreut II, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet Departamentit të Administratës Publike, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve të mëposhtme:

  1. Specialist në Sektorin e Legalizimeve, në Drejtorinë e Ҫështjeve Konsullore, klasa e pagës IV-3
  2. Specialist në Sektorin e Organizatave Ndërkombëtare, në Drejtorinë e Organizatave Ndërkombëtare, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve Politike dhe Strategjike, klasa e pagës IV-3
  3. Specialist në Sektorin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, në Drejtorinë e Marrëdhënieve Dypalëshe, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve Politike dhe Strategjike, klasa e pagës IV-3
  4. Specialist në Sektorin e Amerikave, Azisë dhe Afrikës, në Drejtorinë e Marrëdhënieve Dypalëshe, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve Politike dhe Strategjike, klasa e pagës IV-3
  5. Specialist në Sektorin e Amerikave, Azisë dhe Afrikës, në Drejtorinë e Marrëdhënieve Dypalëshe, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve Politike dhe Strategjike, klasa e pagës IV-3
  6. Specialist në Drejtorinë e Bashkëpunimit Dypalësh Evropian, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve Politike dhe Strategjike, klasa e pagës IV-3b
  7. Specialist në Drejtorinë e Bashkëpunimit Dypalësh Evropian, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve Politike dhe Strategjike, klasa e pagës IV-3
  8. Specialist në Sektorin e Marrëveshjeve Shumëpalëshe, në Drejtorinë e të Drejtës Ndërkombëtare, Detit dhe Traktateve, klasa e pagës IV-3
  9. Specialist në Sektorin e Marrëveshjeve Dypalëshe, në Drejtorinë e të Drejtës Ndërkombëtare, Detit dhe Traktateve, klasa e pagës IV-3

Afatet e aplikimit

  • Lëvizje paralele: deri më 21.11.2026.
  • Pranim në shërbimin civil: deri më 26.11.2026.

Procedurat e aplikimit, të shqyrtimit të kandidaturave si dhe njoftimet përkatëse, realizohen nga Departamenti i Administratës Publike.

Për më shumë informacion lidhur me kushtet e punës, kriteret e veçanta, dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurën e aplikimit, të interesuarit ftohen të konsultojnë njoftimet përkatëse në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Publike, si më poshtë:

DAP Shpallje me kod 7953 për pozicionet 1,2,3,4,5,6 dhe 7

DAP Shpallje me kod 7954 për pozicionet 8 dhe 9

MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME