Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri Hoxha shprehu vlerësimin e tij për shoqërinë civile dhe komunitetin e instituteve kërkimore.

Në takim u shkëmbyen mendime mbi temën “Rruga Evropiane e Shqipërisë”, një proces i cili ka hyrë në fazën më dinamike, sfiduese dhe vendimtare që nga fillimi i transformimit demokratik të vendit mbi 30 vite më parë.

“Diskutuam për progresin e reformave në Shqipëri, vrullin e ri të zgjerimit të BE-së dhe hapat që duhen ndërmarrë drejt objektivit strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Po ashtu, u ndalëm te rëndësia gjeopolitike e procesit të zgjerimit dhe nevoja për një proces pranimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë” – bëri me dije ministri.

“Vlerësuam mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës për zgjerimin e BE-së dhe rolin që Presidenca e ardhshme irlandeze e Këshillit të BE-së mund të luajë në diskutimet për të ardhmen e Evropës dhe integrimin e vendeve aspirante” – theksoi ai.

Në mbyllje, ministri Hoxha falënderoi IIEA-n dhe të gjithë pjesëmarrësit për këtë diskutim të vlefshëm.