Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Më 03 mars 2026, në mjediset e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me Departamentin e Burimeve Njerëzore të NATO, u zhvillua një seminar informues mbi mundësitë e punësimit dhe praktikave në strukturat e Aleancës.

Seminari iu drejtua punonjësve të shërbimit të jashtëm dhe u fokusua në:

  • procedurat dhe kriteret e aplikimit;
  • fazat e procesit të rekrutimit;
  • programet e praktikave për profesionistët e rinj.

Veprimtaria u zhvillua në format hibrid, me pjesëmarrje fizike në Tiranë dhe me mundësi ndjekjeje në-linjë për përfaqësitë diplomatike dhe konsullore jashtë vendit.

Organizimi i këtij seminari përkon me përparësinë strategjike për rritjen e përfaqësimit të shtetasve shqiptarë në organizatat ndërkombëtare dhe përforcimin e profilit profesional të administratës sonë në arenën shumëpalëshe.