Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka takuar ditën e sotme Drejtorin Ekzekutiv të Luxair, Gilles Feith, dhe ekipin e tij, për të shqyrtuar mundësitë e vendosjes së lidhjeve ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe Luksemburgut.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Diplomacia ekonomike është një prioritet i politikës sonë të jashtme. Një slogan? Sigurisht që jo.

Ishte kënaqësi e veçantë të takohesha sot me Drejtorin Ekzekutiv të Luxair, Gilles Feith, dhe ekipin e tij, për të shqyrtuar mundësitë e vendosjes së lidhjeve ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe Luksemburgut.

Me një sektor turizmi në rritje të shpejtë në Shqipëri dhe me infrastrukturën ajrore në zgjerim, potenciali për linja të reja dhe për thellimin e bashkëpunimit tregtar është i madh.

Rritja e lidhshmërisë ajrore shkon përtej fluturimeve; ajo mbështet tregtinë, tërheq investime, lehtëson lëvizshmërinë dhe afron më shumë njerëzit, duke qenë plotësisht në përputhje me prioritetet e zhvillimit të Shqipërisë, perspektivat e saj të rritjes dhe rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Presim me interes të çojmë përpara këtë dialog dhe të mirëpresim praninë e #Luxair në Shqipëri.

Link: https://x.com/hoxhafer/status/2046534907183161711?s=46