Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri Hoxha mori pjesë në hapjen e Samitit IV të Diasporës  ku u vlerësua kontributi i rëndësishëm i diasporës shqiptare në botë.

Ministri Hoxha postim në rrjetin social X:

Samiti i IV-të i #Diasporës nisi me Mbrëmjen e Dekorimeve nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Duke nderuar më të mirët, #Shqipëria nderon vetveten, sepse diaspora jonë është Shqipëria tjetër, përtej kufijve.

Një moment i veçantë reflektimi dhe mirënjohjeje për të nderuar #kontributet e jashtëzakonshme të atyre që me punën, talentin dhe përkushtimin e tyre, kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në botë.

Jo vetëm fjalë të mira, por mirënjohje konkrete, mbresëlënëse dhe e pashlyeshme, për histori suksesi që frymëzojnë, për modele që bashkojnë dhe për ura që lidhin Shqipërinë me botën, dëshmia më e gjallë se vlerat tona udhëtojnë larg, por mbeten gjithmonë të rrënjosura fort në identitetin tonë të përbashkët.

Shumë mirënjohje dhe përgëzime për të gjithë #laureatët, por edhe një premtim për çdokënd: Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë të vetëve, kudo ku ata janë.

Link:https://x.com/hoxhafer/status/2043756547574993246?s=46